Latifi: Kurti dje kujtoi praktikën ‘mbreti që u shpërndan bakllavë vartësve të tij’ që përdori Sulltan Mehmeti II

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar në lidhje me veprimin e djeshëm të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti i cili dje shpërndau bakllava për punonjësit në Qeverinë e Kosovës, ndër ta edhe për policët të cilët ruanin, në nder të festës së Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Latifi ka thënë se kjo praktikë është përdorur më parë nga Sulltan Mehmeti II, praktikë kjo e njohur si “mbreti që u shpërndan bakllavë vartësve të tij”, u rikujtua së fundmi nga kryeministri Kurti.

Ai tutje ka sqaruar lidhur me origjinën e kësaj ëmbëlsire, e cila vinte nga armenët e që u përvetësua nga osmanët pas pushtimit që u kishin bërë.

“Turqit e kanë marrë prej armenëve bakllavën. Vetë origjina e fjalës e tregon këtë: bakh halva, që d.mt.h ëmbëlsirë festive. Kur armenët u pushtuan nga osmanët, këta e përvetësuan edhe kuzhinën armene. Ishte Sulltan Mehmeti II ai i cili e vendosi praktikën e “mbretit që u shpërndan bakllavë vartësve të tij”, praktikë të cilën na e kujtoj së fundi kryeministri Kurti me gjestin e tij të shpërndarjes së bakllavës për policët që e ruanin”, ka shkruar Latifi në Facebook.