Latifi ironizon pak: SHIK-u i ka fajet

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, ka reaguar pas tollovisë që është krijuar sot te salla “1 Tetori” në Prishtinë.

Latifi përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen duke pritur në radhë për vaksinë shumë pensionistë.

Ai ka thënë se fajet për këtë ngjarje i ka SHIK-u.

Latifi është në mesin e personave që kanë kritikuar ashpër menaxhimin me vaksinim në Kosovë.

Përveç partive politike kanë reaguar edhe nga shoqëria civile.