Latifi ia përkujton Kadaj-Bujupit: A të kujtohet, gazin lotsjellës ia pate gjujtë në zyrë Kadri Veselit?

Profesori Blerim Latifi ia ka përkujtuar ish-deputetes Donika Kadaj Bujupi gjuajtjen me gaz lotsjellës në zyrë të Kadri Veselit, në kohën sa ishte në opozitë.

Latifi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tregon se si Kadaj Bujupi e kishte hedhur gazin, në momentin që Latifi kishte hapur derën e zyrës së Kadri Veselit.

“Bile na ka pas gju në zyre të kryetarit, në zyre të Kadri Veselit në korridor. Unë e kom qel derën, kjo e hudhi”, tha Latifi.

Tutje, Kadaj Bujupi thotë se ka qenë i vetmi Veseli i cili ka qenë korrekt me opozitën,

“Mos me i met borxh kreytarit Veselit, në krejt at sityuatë ka qenë njeri më korrekt me opozitën. Në rastin tijm, e vetmja aktakuzë që nuk është ngrit se nuk k a pas kallëzim penal ka qenë ky rast. Në këtë rast, kryetari Veseli nuk ka dasht deputetë e parlamentit të tij me u ngreh zhag nga Policia e me shku në burg. Unë e kom gjujt gazin, ai e ka mshel temën”, tha ajo.

Tutje, Latifi thotë se Veseli kishe meritën kryesore pse gjendja në parlamentin e Kosovës nuk ishte parashkallëzuar në ato kohë.

“Kadri Veseli ka meritën kryesore pse gjendja në parlamentn e Kosovës nuk është përshkallëzu më shumë. Ai është faktori kryesor që ka ndiku që të mos ketë dhunë”.