Më 1 shtator, të hënën, në Kosovë fillon viti i ri shkollor. Dhe nëse askush tjetër nuk bën përgatitje të tilla, atëherë është Smajl Latifi, i pari i Rahovecit, që sot i ka mbledhur të gjithë punëtorët e arsimit në këtë komunë.
“Para nisjes së vitit shkollor 2025/2026, zhvillova një takim me drejtorët e shkollave, koordinatorët e cilësisë, kryetarët e këshillave të shkollave, psikologët dhe pedagogët e Komunës së Rahovecit. Në takim u diskutuan përgatitjet për një fillim të suksesshëm të vitit shkollor, ku u dëgjuan me vëmendje sugjerimet, idetë dhe rekomandimet e tyre”, ka shkruar Latifi.
Në fund, kryetari Latifi ka uruar për një vit shkollor të suksesshëm për nxënësit dhe të gjithë personelin arsimor të komunës së Rahovecit. /Ballkani.info/







