Adem Jashari

Latifi: Adem Jashari ishte makthi i policisë serbe, tash i vdekur është makthi i krejt Serbisë

Analisti Blerim Latifi ka thënë se politikani serb, Nikola Sanduloviq nuk është serbi i parë që flet për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë gjatë luftës.

Arsyeja pse ai u arrestua dhe u torturua nga BIA serbe, sipas Latifit, ka të bëjë me vendin ku ai zgjodhi ta “traumatizojë shtetin serb”, te varri i Adem Jasharit.

“Dhe ky traumatizim ka shkaqe fare të qarta: aty në atë vend prehet njeriu që me veprën e tij bëri të ndryshoj komplet rrjedha e historisë, rrjedhë që i dha fund sundimit serb në Kosovë.” – ka thënë tutje ai.

Tutje, analisti ka thënë se kur ishte gjallë, Adem Jashari ka qenë makthi i policisë serbe, ndërsa tash është makthi i krejt shtetit serb.

Postimi i plotë:

Sandulloviq nuk është serbi i parë që flet për krimet e shtetit serb të kryera në Kosovë gjatë luftës. Ka pasur edhe të tjerë para tij, bile figura edhe më të njohura se ai. Shkaku pse ai u arrestua dhe u torturua mizorisht nga BIA ka të bëj me faktin se Sandulloviq zgjodhi vendin i cili vazhdon të traumatizojë shtetin serb, pra varrin e Adem Jasharit në Prekaz. Dhe ky traumatizim ka shkaqe fare të qarta: aty në atë vend prehet njeriu që me veprën e tij bëri të ndryshoj komplet rrjedha e historisë, rrjedhë që i dha fund sundimit serb në Kosovë. Në të gjallë të tij Adem Jashari ishte makthi i policisë serbe, ndërsa tash i vdekur ai është kthyer në makthin e krejt shtetit serb. Kierkegaard, filozofi i madh danez, kishte të drejtë kur shkruante se “fuqia e vërtetë e martirit shfaqet pas vdekjes së tij”.

VIDEO BONUS: Serbia vazhdon me veprim të njëanshme duke kërcënuar paqen në rajon