Emin Lati

Lati: ZPS-ja po vepron padrejtësisht

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kundërshtuar aksionet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe EULEX-it për bastisjet e bëra së fundmi në vendin tonë dhe konfiskime të telefonave.

Në shenjë proteste, ata sot i kanë gjuajtur telefonat në oborrin e bazës së EULEX-it në Prishtinë.

Kryetari i OVL UÇK-së në Skenderaj, Emin Lati, deklaroi se protesta ishte simbolike për t’i treguar se janë duke punuar padrejtësisht, duke i bërë veprime të padrejta dhe duke i maltretuar familjet e dëshmorëve.

“Familjarët e veteranëve që janë dënuar me nga 26 vjet me shku me i maltretu sërish si në kohën e Serbisë, d.m.th ai është dënuar por familjen nuk kanë nevojë t’ia shqetësojnë dhe kontrollojnë”, deklaroi ai duke iu referuar rastit tw Salih Mustafës – Calit.

Tutje Lati shtoi se nuk janë për t’i ikur drejtësisë se siç tha, ata nuk i kanë ikur drejtësisë, të gjithë ndodhen në Hagë dhe se secilit që i kanë dërguar ftesën – të gjithë i janë përgjigjur.

“Prokuroria nuk është duke e bërë punën e vetë si duhet, është duke i manipuluar njerëzit, është duke bashkëpunuar me Serbinë, me dëshmitarë të fabrikuar”, deklaroi Emin Lati.