Larry King ndahet nga gruaja e shtatë, pas 22 vitesh martesë

Larry King po i jep fund martesës së tij me gruan e tij të shtatë.

85-vjeçari ish-nikoqir i CNN-së bëri kërkesë për divorc nga Shawn King, 59 vjeçe, në Gjykatën e Los Angelesit të martën, sipas dokumenteve të marra nga CNN.

Dyshja u martuan më 5 shtator 1997, dhe data e ndarjes së tyre është renditur si 6 qershor 2019, në dosje.

Kërkesa për shkurorëzim përmend dallime të pakonkurueshme si arsye të ndarjes.

Ky bashkim shënon martesën e tetë të Kingut me shtatë gra. Ai ishte martuar me ish-gruan Alene Akins dy herë.

Ai dhe Shawn King kanë dy djem: Chance, 20 vjeç dhe Cannon, 19 vjeç.

Është hera e dytë që Larry King ka kërkuar të përfundojë martesën.

Ai bëri kërkesë për divorc nga ish-këngëtarja dhe prezantuesja televizive edhe në vitin 2010, por tërhoqi peticionin e tij pasi dyshja u pajtuan.

loading…