Policia e Kosovës ka larguar veturën që i ka sjellë të plagosurit në Emergjencën e QKUK-së.
Tashmë është arrestuar një person për rastin në Lupç, i cili ishte i lënduar lehtë dhe pas trajtimit mjekësor u arrestua në Emergjencë.
Ndërkaq tre persona tjerë janë duke u trajtuar ende në QKUK, dy prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.







