Pas kërkesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut, Inspektorati ka larguar terasën e vendosur ilegalisht në kafiterinë ‘Grey’ të kryeterroristit, Milan Radoicic, në sheshin ‘Car Lazar’.
Rastin për Metro e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për veriun e Kosovës, Veton Elshani, ku tha se nuk ka pasur nevojë për asistencën e Policisë.
“Dje Inspektorët kanë shkuar dhe i kanë dhënë një afat për t’i larguar terasat. Ata kanë filluar terasën me hekë, momentalisht janë duke punuar. Zyrtarisht ne nuk kemi ndonjë kërkesë për asistencë pas afatit që Inspekcioni ka dhënë për tërheqjen e terasës”.
Policia e Kosovës vitin e kaluar ka zhvilluar një aksion ku është bërë konfiskimi i banesës dhe restaurantit kryeterroristit serb, i cili mori përgjegjësinë për sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë shtatorin e vitit të kaluar.në veri.







