Ndryshim në të gjitha pjesët, por është një model i vetëm
Javën e kaluar, Audi ka bërë të ditur se TT do të largohet ngadalë nga prodhimi, transmeton Telegrafi. Sistemit me djegie të brendshme po i vjen fundi, ndërsa po zëvendësohet me bateri të fuqishme që mbushen me energji elektrike.
Mirëpo, para se gjithçka të përfundojë, këtij modeli i është bërë një përpunim, për ta kthyer në version që nuk e kemi parë deri më tani. Nëpërmjet TT Safari, punonjësit e rinjë e kanë trguar edhe anën e tyre të egër, duke e sjellë një veturë shumë më agresive.
Gjatë një aktiviteti që është zhvilluar në Austri, është prezantuar kjo makinë për të gjitha terrenet, me përpunime të shumta.













