Largohet nga KTV-ja edhe njëra prej figurave qendrore të saj

Njëra prej figurave kryesore të KTV’së, Aurora Susuri- Gunga, është larguar prej këtij mediumi.

Sipas burimeve të Express, Susuri do t’i bashkohet një mediumi tjetër.

Moderatorja ka kohë që ka qenë pjesë e KTV’së dhe është ndër më të njohurat në rolin e saj në Kosovë.

Kjo është vetëm një ndër ikjet e fundit nga ky medium pas largimit të Xhemajl Rexhës dhe Adriatik Kelmendit ndër të tjerë..