Grupi i fundit i afganëve të strehuar përkohësisht në kampin “Bechtel” në Ferizaj janë larguar nga Kosova për të shkuar në SHBA të premten.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se qeveria është siguruar të plotësojnë kërkesat e SHBA-së në afate optimale karshi çështjes së afganëve. Ai këto deklarata i ka bërë në ‘Facebook’.

“Sot përcollëm nga Kosova grupin e fundit të qytetarëve afganë të cilët ishin të akomoduar në kampin “Bechtel” në Ferizaj. Si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe si Ministri e Punëve të Brendshme, kemi pranuar të marrim përsipër këtë proces pa asnjë dilemë dhe me përgjegjësi të lartë”, njofton Sevçla.

“Jam shumë i lumtur që si shtet ia dolëm mbanë edhe në këtë proces dhe që të gjithë ata që u strehuan në kampin “Bechtel” në Kosovë po nisin një jetë të re në shtetet mikpritëse”, shton ai.