Largohen shitësit ambulantë te Tregu i Gjelbër në Prishtinë

Ashtu siç ishte paralajmëruar, janë larguar shitësit ambulantë te Tregu i Gjelbër në Prishtinë.

Gjatë largimit të tyre të pranishëm ishin policia dhe inspektorati.

Ndonëse komuna e Prishtinës ende nuk ka marrë ndonjë hap për ndërtimin e tregut të ri.

Njoftimi i plotë i Inspektoratit komunal, pa ndërhyrje:

Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës ka larguar të gjithë shitësit nga rrugët në afërsi të Tregut të gjelbër dhe njëkohësisht ka organizuar pastrimin e këtyre rrugëve nga mbeturinat e shumta të grumbulluara aty ndër vite.

Falemderojmë të gjithë shitësit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtij aksioni i cili ka për qëllim transformimin e Prishtinës!