Largohen nga puna minatorët që nisën grevën për ekzekutimin e pagave

Në prag të 32 vjetorit të grevës së minatorëve, suspendohen nga puna 12 minatorët që para disa ditëve hynë në grevë për kërkuar ekzekutimin e pagave të tyre.

Minatorët e minierës së Stan Tërgut, siç thuhet në vendim largohen nga puna për shkak se ekziston dyshimi se më datën 11 shkurt, ndërrimi i dytë dhe i tretë i punonjësve, si dhe ndërrimi i parë i datës 13, kanë shkelur rëndë detyrat e tyre.

Ky gjykim ndaj tyre vie pasi ata me të drejtë kërkonin ekzekutimin e pagave e cila u ishte vonuar për disa javë.

Minatorët dolën nga greva menjëherë pasi nga menaxhmenti i ri atyre iu premtua realizimi i 70% të pagës po atë ditë.

Për probleme me pagat ishte larguar nga detyra edhe menaxhmenti i vjetër, ndërsa minatorët po përballen me të njejtat probleme edhe me menaxhmentin e ri.