Manchester United

Largimi i Ten Hag punë e kryer, Manchester United nis bisedimet me trajnerin e njohur evropian

Objektivi i Manchester United, Thomas Tuchel, raportohet se do të ishte i interesuar që të merrte drejtimin e ‘Djajve të Kuq’ ose të rikthehet tek Chelsea, teksa po përgatitet që të largohet nga Bayern Munichu.

Tekniku gjerman, i cili udhëhoqi Bayernin drejt fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve këtë sezon, u mor vendimi për largimin e tij në muajin shkurt, por që ai do të qëndrojë në ‘Allianz Arena’ deri në përfundim të sezonit aktual.

United emëroi Ten Hagun në krye të stolit pothuajse dy vite më parë, ndërsa holandezi udhëhoqi klubin drejt top katërshes në Ligën Premier si dhe fitoi FA Cup gjatë aventurës së tij në Angli.

Megjithatë, këtë sezon United vuajti shumë, pasi u eliminuan nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve, dhe tashmë nuk kanë pothuajse asnjë mundësi që të kualifikohen në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Për këtë arsye aksionari i ri Sir Jim Ratcliffe thuhet se ka nisur bisedimet me Thomas Tuchel për tu bërë trajneri i ri i ekipit.

Siç raporton The Mirror, Tuchel do të ishte i interesuar për postin e trajnerit tek Unitedi në rast se ata i bëjnë një telefonatë, por ai gjithashtu do të pranonte me kënaqësi edhe një rikthim të mundshëm tek Chelsea.

Tuchel i cili kishte shpenzuar 18 muaj në krye të Chelseat, i udhëhoqi ‘Blutë e Londrës’ drejt triumfit në Ligën e Kampionëve në 2021, aty ku mposhtën me rezultat minimal 1-0 Manchester Cityn.