Rina Balaj dhe Sin Boy po shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.
Rina Balaj dhe Sin Boy janë ndër ciftet më të komentuara aktualisht të estradës në vend.
Gjatë kësaj kohe kur është përhapur kudo pandemia koronavirus, të gjithë po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.
Reperi Sin Boy, së fundi ka postuar një fotografi, në të cilën shfaqet duke u relaksuar buzë detit.
Pranë tij ishte e dashura e tij Rina Balaj, ndërsa dukej se këtë qetësi po e shijonin në maksimum që të dy.
“Pa medie, pa frikë”, janë fjalët e Sin Boy, i cili nuk, preferoi të tregojë se në cilin vend kanë udhëtuar ata.
https://www.instagram.com/p/B99nai7nGCs/?utm_source=ig_embed







