Laptopi i ri MSI GS66 Stealth vjen me bateri enorme

Gjatë panairit CES 2020, MSI e azhurnoi linjën e vet të laptopëve me serinë e re GS66, në kuadër të së cilës veçohet modeli Stealth, shkruan Overclock3D.

Linja MSI GS Stealth është e njohur për përdoruesit për disa arsye, duke përfshirë dizajnin e saj të hollë dhe të lehtë për punët e estetikës. MSI GS66 Stealth ka bateri të azhurnuar, e cila luan me nivelet e kërkesave të lejueshme të kapacitetit dhe i ofron 99.9Wh. Kjo paraqet një azhurnim prej mbi 25% krahasuar me GS65 Stealth nga viti 2019.

Përveç baterisë së lartpërmendur, laptopi e ka edhe sistemin e ri të ftohjes të MSI-së Cooler Boost Trinity+. Ky sistem e përdor sistemin më të hollë të ventilatorëve në botë për laptopë (0.1 mm) dhe e mundëson një përmirësim të qarkullimit të ajrit për 10% dhe përcjelljen superiore të nxehtësisë krahasuar me gjeneratën e mëparshme.

MSI nuk i ka publikuar specifikimet e plota të modelit GS66 Stealth, por ka përmendur që laptopi e përdor serinë e procesorëve Intel Comet Lake, kartelën grafike Intel HD ose Nvidia Discrete, tastierën RGB dhe displejin 240Hz Full HD IPS me madhësi prej 15.6 inçësh.

Laptopi MSI GS66 Stealth pritet në treg gjatë muajve të ardhshëm, kur do t’i zbulojmë specifikimet e tij të plota.