Lapsusi më qesharak vjen nga Klan Kosova: Raporton suxhuku i Janjevës VIDEO

Një video qesharake po qarkullon nëpër rrjete sociale, e shkëputur nga edicioni i lajmeve të mbrëmjes në Klan Kosova.

Në fakt, siç duket në një prej kronikave të lajmeve, montazherët kanë harruar të presin pjesën ku gazetarët siç duket kanë bërë shaka.

Në fund të një prej kronikave, gazetari dëgjohet duke thënë “raporton suxhuku i Janjevës”.

Nuk ka kaluar shumë kohë, dhe video është bërë virale nëpër rrjete sociale.