VIDEO

Lapsusi i ipeshkvit Gjergji, në vend të Fitër Bajramit uron Pashkët

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, si tradicionalisht ka organizuar pritje në selinë e kryesisë, ku i pari që i vizitoi ishte ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.

Gjergji iu uron të gjithë besimtarëve myslimanë duke thënë se të dy fetë bashkëndajnë gëzimin e festave si vëllezër.

Myftiu Tërnava uron qytetarët për Fitër Bajram, flet për rëndësinë e familjes e mirëqen…Ermal Fejzullahu dhe MC Kresha sjellin një version të ri të këngës “Nostalgjia”Mot i nxehtë në ditën e Fitër Bajramit, temperaturat deri në 28 gradëBesimtarët myslimanë festojnë sot Fitër BajraminZbulohen çmimet marramendëse të biletave për finalen e Ligës së Kampionëve

Megjithatë, gjatë urimit për festën e Fitër Bajramit, ipeshkvi pa dashje ngatërroi festën, duke uruar për festën e Pashkëve.

“Jam këtu për të uruar kryetarin e Bashkësisë Islame, Bashkësinë Islame dhe të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Pashkëve sepse dalim pas një agjërimi që është një përpjekje e jona për të mbizotëruar shpirti në të gjitha sferat e jetës dhe mbi trupin.

Ne urojmë njëri tjetrin dhe bashkëndajmë gëzimin e festave si vëllezër sepse këtë zjarr dashurie e kanë ndeshur të parët tanë ndër ne dhe që moti, por nuk është një zjarr që qet tym, as të bardh dhe as të zi por është një zjarr që përhap aromë dashurie, lirie, paqe, mirësie, vëllazërimi dhe uroj që të gjithë shqiptarët kudo që janë të përjetojnë këtë moment të urimit të festave të ndërsjella, që të konfirmojnë edhe një herë paqen, lirinë dhe vëllazërinë në mes vete”, tha ai.