Lansohet sistemi i sigurimeve bujqësore në Kosovë

Zyra e IFC – Grupi i Bankës Botërore në Kosovë organizon sot ceremoninë e lansimit te sistemit te sigurimeve bujqësore në Kosovë – Projekti ECA Agri-Financa.

Ceremonia e lansimit fillimisht do të hapet nga ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në Kosovë zj. Diana Zivic, dhe më pas nga donatoret e projektit për Financimin e Bujqësisë, Ambasadori Gernot Pfandler, Ambasada e Austrisë në Kosovë.

Më pas do vazhdojë me folësit e panelit Lulzim Ismajli, Zëvendës-Guvernator Banka Qendrore e Kosovës dhe Leah Soroka, Menaxhere e Programit IFC Projekti për Financimin e Bujqësisë në Evropë dhe Azi Qendrore.