Lansohet projekti i ri i reperit Gjesti, kënga titullohet “Alo” VIDEO

Rep-artisti Gjesti, i cili njihet për stilin e tij unik në të kënduar, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

Muzika, miksimi dhe pasterizimi iu besua Massive Producetion, ndërsa për tekstin është kujdesur vet ai.

“Alo” mban titullin kënmga e tij e re, e cila është ritmike e zhanreve hip-hop dhe RnB.

Ky projekt është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit i janë besuar produksionit XL Films.

Gjesi numëron tashmë një numër të madh projektesh muzikore të cilat janë pritur mirë nga publiku, por që ndër to më shumë ka spikatur kënga “Idiote”.