Lansohet kamerën e parë në botë me AI për të kapur shoferët e hutuar

Kur bëhet fjalë për kamerat e trafikut, shumica prej tyre zakonisht përdoren për të kapur shoferët që vozisin shpejt, të cilët thyejnë kufizimin e ligjshëm të shpejtësisë, dhe po ashtu për të kapur ata që hyjnë në dritën e kuqe të semaforit.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për të kapur shoferët e hutuar të cilët mund të jenë duke shkruar në telefon ndërsa po vozisin, kjo është pak e vështirë dhe zakonisht është një proces manual, shkruan ubergizmo.

Së paku kjo është çështja për pjesën tjetër të botës përveç Australisë, ku qeveria e këtij shteti ka lansuar kamerën e parë në botë AI (me inteligjencë artificiale) e cila mund të kap shoferët e hutuar, të cilët përdorin telefonin e tyre gjatë vozitjes. Fillimisht, kjo kamerë do të lansohet në shtetin New South Wales ku qeveria po shpreson se me aftësinë për të kapur shoferët e hutuar të cilët janë duke shkruar në telefon gjatë vozitjes, do t’i parandalojë ata dhe në anën tjetër do të ndihmojnë në zvogëlimin e aksidenteve.

“Disa njerëz nuk e kanë kuptuar mesazhin në lidhje me përdorimin e telefonit të tyre në mënyrë të ligjshme dhe të sigurt. Nëse mendojnë se mund të vazhdojnë të vendosin mbi sigurinë e tyre, pasagjerëve të tyre dhe komunitetit, pa pasoja ata janë në një shok të ashpër”, ka thënë Andrew Constance, Ministri për Rrugët.

Shoferët që janë kapur duke shkruar në telefon ndërsa po vozisnin gjatë tre muajve të parë të sistemit, do të marrin një letër paralajmëruese. Pas kësaj, këta shoferë do të marrin një gjobë prej 344 dollarë (rreth 312 euro) dhe do t’ua hiqen pesë pikë.

Planifikohet që të zgjerohet ky sistem dhe pritet të jetë pjesë e mbi 135 milionë automjeteve çdo vit deri në vitin 2023.