Lansohet fushata ‘me letra’ për legalizimin e armëve

Ministria e Punëve te Brendshme ka organizuar konferencë për media ka lansuar me fushatën për legalizimin e armëve me moton “me letra”, cila mund të bëhet nga 17 dhjetorit deri në 17 qershorin e vitit 2019.

Koordinatori i Strategjisë për kontrollimin e armëve të vogla, dhe të eksplozivëve, Izmi Zeka, tha se ky proces është me rëndësi për Kosovën dhe një prej prioriteteve të MPB në adresimin e saj për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta.

Sipas tij, ndonëse Kosova ka bërë progres në kontrollin e armëve ende mbetet sfidë kontrollimi i armëve, derisa ka theksuar se Policia e Kosovës ka sekuestuar rreth 14 mijë armë.

Zeka tuje tha se përdorimi i armëve të vogla dhe të lehta paraqesin kërcenim për qytetarët dhe jetën e tyre dhe gjendjen socioekonomike.

Kurse, Riza Shillova nga Departamenti për Hetime në Policinë e Kosovës tha se posedimi i armëve ka shkaktuar numër të madh të veprave penale, ndërsa procesi për dorëzimin dhe legalizimin e tyre ndikon në uljen e vrasjeve.

“31 vrasje janë kryer nga armët e zjarrit. Kemi konfiskuar armë edhe pse ky trend i konfiskimit ka rënë. Në vitin 2017 kemi 1200 armë të konfiskuara, kurse ne vitin 2018 kemi 1171 armë rreth 13 mijë copë municione dhe këto shifra tregojnë se kemi sasi të madhe të armëve që i posedojnë qytetarët”, tha ai.

Kurse, Nga UNDP, Alessandra Roccasalvo u shpreh se posedimi i armëve të vogla në tërë botën dhe regjion po e vë në rrezik sigurinë publike, zhvillimin ekonomik dhe po merr jetë. Ajo shtoi se Kosova është vend i sigurt me një shoqëri të sigurt dhe se mund të jetë model dhe pikë referente për rajonin.