Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE) ka lansuar Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, raporton Ekonomia Online.Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, si entitet i rëndësishëm, i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm është themeluar me miratimin Ligjit për Efiçiencën e Energjisë për të arritur objektivat e Kosovës në këtë sektorë.
Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet sa i përket krijimit të strategjive për efiçencë. sipas tij, në fillim do të rehabilitohen ndërtesat komunale, ku do të ndahen 1 milion euro nga Qeveria.
“Një ndër pozitat me rol të rëndësishëm. Ne si ministri kemi krijuar disa strategji dhe rregullator, plane të veprimit”.
“Në nëntorin e vitit të kaluar është paprovuar Ligji për Efiçiencë të Energjisë.
Ligji parasheh shumë ndryshime. Krijimi i këtij fondi karshi obligimeve që merr Kosova”.“Fillimi i punës së bordit për Efiçencë, do të jetë fond i qëndrueshëm. Do të kemi përkrahje me 1 milion euro nga buxheti i vendit, 5 milionë dollarë Banka Botërore”. “Në fillim ndërtesat në nivel komunal.
Jemi duke finalizuar planin, kjo është e domosdoshme në arritjen e këtyre objektivave”.
Natalya Apostolova, udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se janë adaptuar të gjitha ligjet për efiçencë, por që tash duhet zbatimi i tyre në praktikë.
“Energjia në Kosova janë prioritet për BE-në, këto janë thelbi i çdo reforme në Kosovë. Edhe pse keni probleme me energji, energjia efiçente është me rëndësi”.
“Ju keni adaptuar të gjitha ligjet e BE-së, por puna nuk është përfunduar se duhet implementimi i këtyre ligjeve për energji”. “90 milionë euro në ndërtesat publike në Kosovës investime, vetëm për rehabilitimin e nxehjeve janë në Prishtinë janë investuar 6 milionë euro”.
“Bordi i drejtorëve është i rëndësishëm, fondi të jetë i ngjeshur mirë me staf profesion në 2 muajt e ardhshëm”.“Në gjithë Kosovën për të qenë fondi i qëndrueshëm, paratë do të kthen nga komunat në mënyrë graduale”. Marco Mantovanelli, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën, tha se Kosova është lidere ne rajon sa i përket energjisë efiçente dhe se bordi i krijuar është i pari në Ballkanin Perëndimor.
“Bordi është i pari në Ballkani Perëndimor, Kosova është udhëheqëse sa i përket energjisë efiçiente.
Ne kemi ndërtuar disa mekanizma në bazë të kursimeve të energjisë në nivelin komunal”. “Ne kemi një plan më të gjatë ku do të ketë kursim më të madh në të ardhmen”.
“Kemi shkolla dhe spitale që i përdorin këto ndërtesa publike. Duhet të mbyllen të gjitha hapësirat në këtë nivel. Jemi duke u munduar që kjo të ngritet edhe në nivelin privat”.







