Lansohet Fiat Panda i reklamuar nga shqiptarja

E quajtur Panda Trussardi, kjo veturë është e edicionit special e krijuar nga Fiati në bashkëpunim me kompaninë italiane të modës, Trussardi.

E përshkruar si Panda “e parë luksoze” në histori, kjo veturë vjen në ngjyrë kafeje, elemente të tjera të zeza por me shkëlqim, si pasqyrat, tavani e rrotat 15 inç me logo të Trussardit.

Nga brenda është e përbërë nga një lëkurë e zezë e me logo Trussardi, e panelin e instrumenteve nga ‘Caffe Italiano Brown’.

Fiat Panda Trussardi ofrohet me motorin 1.2 litërsh që prodhon 92 kuajfuqi si dhe një version tjetër 0.9 litërsh TwinAir me 114 kuajfuqi ndërsa mund të zgjidhet nga blerësit nëse dëshirojnë të kenë vetëm rrotat e para aktive apo të gjitha.

Kjo veturë është prezantuar nga ylli i muzikës POP, shqiptarja Ava Max.

loading…