Lansohet aplikacioni ‘Lajmëro Policinë’

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme do të bëjë lanësimin e Aplikacionit “Lajmëro Policinë”, transmeton ballkani.info

Ktë do ta bëjë në konferencën që do ta mbajë sot për media, ku do të ofrojë informacione lidhur me këtë platform elektronike.

Siç njofton policia “ky projekt do të jetë edhe një mundësi tjetër alternative për qytetarët për raportim sa më të shpejt dhe efikas të rasteve të ndryshme dhe avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës”.

Konferenca që do të mbahen në Stacionin Qendër të Policisë do të ketë pjesëmarrës Drejtorin e Përgjithshëm të PK’së, Rashit Qalaj si dhe kryesuesin e misionit të OSBE’së në Kosovë,  Jan Braathu. /Ballkani,info/