Land Rover Defender me motor të BMW (FOTO)

Ky nuk është bashkëpunimi i parë, që Land Rover po e realizon me prodhuesin e njohur gjerman.

Brenda një kohe të shkurtër, prodhuesi britanik pritet ta shfaqë zyrtarisht modelin Defender. Me afrimin e kohës së prezantimit, bëhen të ditura detajet e kësaj makine, që deri më tani është parë vetëm nga jashtë.

Raportohet se Land Rover ka nënshkruar bashkëpunim me BMW, që ta furnizojë me motorë, që do të instalohen në këtë veturë për të gjitha terrenet.

Megjithëse nuk dihet se cili motor, apo nga cila veturë do të përzgjidhet për Defender, por besohet se do të jetë i të dyja funksioneve, si me djegie të brendshme, si dhe hibrid i elektrifikuar.