Lançimi i iOS 13 do të bëjë miliona iPhone të papërdorshëm

Shtatori është muaji më frytdhënës për fansat e Apple, pasi në përgjithësi në këtë muaj prezantohen telefonët e rinj iPhone.

Por është gjithashtu një periudhë errësire për disa persona të pafat, telefonët e të cilëve po bëhen të papërdorshëm.

Më 10 Shtator Apple do të lëshojë një pajisje të re, që mendohet se do të marrë emrin iPhone 11.

Do të lëshojë po ashtu softuerin e ri të quajtur iOS 13 për të fuqizuar iPhone-ët si dhe softuerin iPadOS për tabletët.

Fatkeqësisht jo të gjitha paijset do të pajtohen me këtë softuer të ri.

Nëse keni një iPhone 6 ose një telefon më të vjetër, nuk jeni me fat, pasi këto pajisje nuk do të marrin softuerin e fundit.

Raportohet se Apple ka shitur më shumë se 200 milion nga këto pajisje së bashku me iPhone 6 Plus, i cili po ashtu do të bëhet i papërdorshëm.

Kur iOS 13 të lançojë, telefonit juaj i vjetër iPhone do të vazhdojë të punojë, por nuk do të marrë përditësimet e sigurisë nga Apple, duke e bërë më të lehtë të hakohet.

loading…