bisha

Lamborghini Urus i ri vjen më i ligë, i egër dhe agresiv (VIDEO)

Kompania RDB LA nga Los Anxhelos është përkujdesur për pamjen edhe më agresive, më të ligë e më të egër të Urusit të Lamborghinit.

Kjo kompani tani ofron paketën e re për aerodinamikën e Urusit dhe set të ri të rrotave.

Paketa e re e RDB LA-së, përfshinë mbrojtësin e ri të përparmë, mbrojtësit anësor të zgjeruar, set të ri pragjesh, mbrojtësit e rinj të pasmë shtesë (difuzer dhe spoiler), si dhe duhet përmendur se ky Urus tani është më i gjerë në anën e pasme për 160 mm për dallim nga modeli standard.

Gjithashtu, Urusi i tillë tani është “më afër asfaltit” dhe vjen me set të ri të rrotave prej 24-inç.

Shpërndaje