Lakersi triumfon ndaj Utahs

Andre Drummond ka realizuar 27 pikë, ndërsa LA Lakersi ka triumfuar ndaj Utah Jazzit pas shtesës me rezultat 127:115.

Utah Jazz, që kryeson renditjen në Konferencën Perëndimore, luajti pa lojtarët si Donovan Mitchell, Mike Conley Jr e Rudy Gobert.

Ndërkohë Lakersi, kampioni në fuqi i NBA-së, luajti pa dy yjet Anthony Davis e LeBron James.

Dennis Schroder me 25 pikë ndihmoi fitoren e Lakersit.

Jordan Clarkson ishte më efikasi te Utah me 27 pikë.

Ndeshja u luajt në prani të 1700 shikuesve, ndeshja e dytë që luhet me shikues në “Staples Centerr” që kur Kalifornia ka zbutur masat duke lejuar numër të kufizuar të tifozëve në ngjarjet sportive.