Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj është takuar sot me drejtorin Gjeneral të KEDS-it, Alper Erbas dhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

“Me përkushtimin e Qeverisë Haradinaj, ministrave: Pal Lekaj e Valdrin Lluka në veçanti, Deçani më në fund po i jep rrugë konceptit të zhvillimit Ekonomik. Këtë vit po fillojmë me projektin që e garanton këtë zhvillim. Elektrifikimin e bjeshkëve tona, pasurisë më të madhe që e kemi”, ka shkruar Ramosaj.

Është e ditur tashmë se bjeshkët e Deçanit ofrojnë mundësi të mëdha të turizimit, edhe atij dimëror edhe veror.

Bjeshkët e Deçanit janë vlerësuar si shumë atraktive për skijim, ndërsa verës janë të përshtatshëm për alpinizëm. /Ballkani.info/