Lajm senzacional! Zyrtarizohet muaji kur vijnë dozat e para të vaksinave anti-COVID në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar “live” në RTK se sapo mori një imell në të cilën konfirmohen se dozat e para të vaksinës vijnë në Kosovë në muajin Shkurt të vitit 2021.

“Disa të dhëna janë konfidenciale, por është një numër i madh i vaksinave që do vijnë”, tha Zemaj.

Kujtojmë që më parë Shqipëria njoftoi që në Janar do fillon vaksinimi, derisa shteti tjetër fqinj i Kosovës, Serbia, vetëm se ka filluar shpërndarjen e tyre./Ballkani.info/