Pas seancës konstituive të legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës, sot sërish pritet të mbahet një seance e re ku pritet të formohet Qeveria e re e Kosovës, raporton Ballkani.info
Seanca pritet të mbahet sot në orën 16:00, këtë e kanë konfirmuar edhe nga LVV.
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që seanca për Qeverinë të mbahet në orën 16:00.
Kujtojm se U.d. Presidenti i Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër.
U.d. Presidenti i Kosovës, Glauk Konjuca, duke u mbështetur në nenet 84 (14) dhe 95 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozoj mandatarin për Kryeministër.







