Lajmi i fundit: Vritet një burrë në Pejë

Një person është vrarë me armë të ftohtë në Pejë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në këtë rajon.

Sipas Policisë, viktima është therur me thikë, dhe në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona.

Viktima e rastit është i moshës 60-vjeçare.

“Rreth orës 13;15, në rrugën “Hysen Hykaj” në Vitomiricë, pas një mosmarrëveshje është therur me thikë një burrë dhe është dërgu në emergjencë dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Viktima është i moshës rreth 60-vjeçare. Dy të dyshuar për rastin janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Detaje tjera rreth rastit apo motivit ende nuk dihen.