LAJMI I FUNDIT: Vrasje në Fushë Kosovë

Një vrasje ka ndodhur në Fushë Kosovë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj.

Ai ka njoftuar se lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Me datë 20.07.2020 rreth ores 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njesitë policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojne nje person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për të sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë Hoxha.