Albin Kurti është votuar si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës.

Me 66 vota pro dhe 10 abstenime, Kurti është votuar për kryeministër të Kosovës.

Më 6 tetor, Lëvizja Vetevendosje doli e para në zgjedhje parlamentare ku më pas lidhi koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës pas katër muajve bisedime.

PDK-AAK-NISMA do të jenë parti opozitare. /Ballkani.info/