LAJMI I FUNDIT: Vjosa Osmani zv/kryeministre e vetme, Lumir Abdixhiku ministër i Punëve të Jashtme, Anton Quni ministër i Mbrojtjes?

As takimi i sotëm ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës nuk ka sjellë marrëveshje për bashkëqeverisje ndërmjet VV-së dhe LDK-së.

Takimi që ka zgjatur saktësisht tri orë e ka prodhuar vetëm një rezultat: Një takim të ri nesër.

Burime të sigurta të Ballkani.info brenda takimit të dy palëve kanë thënë se Isa Mustafa ia ka prezantuar tri opsione Albin Kurtit që të jenë pjesë e qeverisë.

LDK-ja e ka kërkuar kryeparlamentarin, nëse jo atë, atëherë dy ministri më shumë se sa VV-ja. Nëse edhe këto dy opsioni nuk pranohen nga partia e Kurtit, partia e Mustafës e do pozitën e kryeministrit.

Ndërkaq, në anën tjetër, Kurti në asnjë mënyrë nuk ka pranuar që LDK-ja t’i ketë dy ministri më shumë, por vetëm një dhe mosemërim të zëvendëskryeministrit të dytë, në këtë rast mosemërimin e Haki Abazit.

Burimet e Ballkani.info tutje thonë se opisionale si ministri që t’i kalojë LDK-së është ajo e Punëve të Jashtme ose Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë, varësisht cilën do ta përzgjedh LDK-ja.

E sa i përket emrave se kush do të drejtojë ministritë e përzgjedhura nga LDK-ja, pritet që Vjosa Osmani të jetë zëvendëskryeministre e vetme, pasi që nuk do të ketë zëvendëskryeministër të dytë.

Lumir Abdixhiku me gjasa të mëdha që ta drejtojë Ministrinë e Punëve të Jashtme, kurse Anton Quni ministër i Mbrojtës, nëse për këtë pajtohen ndërkombëtarët.

Në anën tjetër, dy emra që po përmendet për të drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme janë Besnik Berisha, avokati dhe ish këshilltari i Isa Mustafës sa ishte kryeministër. Po ashtu edhe Agim Veliu duket se insiston të bëhet ministër i MPB-së. /Ballkani.info/