Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj ka prezantuar masat e reja anticovid19, duke e cilësuar gjendjen alarmante në vend, shkruan ballkani.info

“Kemi marrë dy veprime për 7 komuna me rrezikshmëri të lartë të infeksionit, të lejohët akvitiviteti ekonomik deri në orën 19:00 sipas manulit të shëndetësisë.

Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve në këto komuna.

E dyta, ndalohen hyrjet daljet në këto komuna nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit”, tha ai.