LAJMI I FUNDIT: Vdiq Hosni Mubarak

Ish presidenti egjiptian, Hosni Mubarak ka vdekur sot në moshën 92 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë, raporton “El Vatani” egjiptian.

Sipas mediave egjiptiane, ai ka vdekur në klinikën intensive në spitalin e Kajros, ku ishte i shtruar, transmeton Ballkani.info.

Ai ishte operaur kah fundi i janarit për shkak të problemeve me zemër.

Hosni Mubarak ka qenë president i Egjiptit ndërmjet viteve 1981 dhe 2011, por dha dorëheqje pas protestave të “Pranverës Arabe” që shpërthyen në vitin 2011. /Ballkani.info/