LAJMI I FUNDIT: Vdes një grua nga koronavirusi, numri shkon në 20

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sonte në mbrëmje në këtë klinikë ka vdekur pacientja F.G. (1947), nga komuna e Shtimes.

“Pacientja është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit nga Klinika Infektive, kjo është vdekja e 15-të në QKUK nga Covid-19 dhe e 20-ta në nivel vendi nga kjo sëmundje.