lajmi i fundit

LAJMI I FUNDIT: Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Milaim Berisha.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët e Berishës.

“Me pikëllim të thellë, të dashur familjar e miq, ju njoftojmë që sot pas një sëmundje të gjatë u nda nga jeta luftëtari i lirisë, gjyshi, vellau, babai ynë Milaim Sahit Berisha”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Lamtumire Komandant,

Me pikëllim të thellë, të dashur familjar e miq, ju njoftojmë që sot pas një sëmundje të gjatë u nda nga jeta luftëtari i lirisë, gjyshi, vellau, babai ynë Milaim Sahit Berisha.

Varrimi bëhet në ora 17:00 në varrezat e fshatit Vasilevë.