LAJMI I FUNDIT: U raportua i zhdukur, ja kush është i riu që gjend i vdekur sot në një fshat të Pejës

Një personi i cili është raportuar si i zhdukur, është gjetur pa shenja jete.

Tani për tani, nuk dihet a bëhet fjalë për vrasje a vetëvrasje, por prokuroria dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se është gjetur pa shenja jete nga familjarët në Sferkë të Thatë.

“Dje është raportuar në orët e pasditës, për një person të zhdukur nga të afërmit e tij. Sot nga familjarët përmes telefonit policia është njoftuar rreth orës 13:00 për lokacionin e vendodhjes të tij i cili është gjetur nga familjaret në Sferkë të Thatë, menjeherë në vend të ngjarjës, kanë dalë të gjitha njësit relevante në vendngjarje, dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjën” tha Fadil Gashi.

Bëhet e ditur se personi i vdekur është Baton Berisha nga Peja.

Ai gjithashtu tha se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion, në Institutin e mjekësisë ligjore.