Zëri i Amerikës raportoi se Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka pasur bisedë të gjatë me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, për të filluar negociatat “…menjëherë” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ne gjithashtu kemi rënë dakord që ekipet tona përkatëse të fillojnë negociatat menjëherë dhe do të fillojmë duke telefonuar Presidentin Zelenskiy, të Ukrainës, për ta informuar për bisedën, diçka që unë do ta bëj tani”, tha Trump në një postim në platformën e tij të mediave sociale. (Reuters)