Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka anuluar vizitën e parashikuar në IKSHPK, pasi ka ndryshim në agjendën e tij.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e Presidentit, siç thuhet për shkak të ndryshimeve në agjendën e Thaçit.

“Anulohet vizita e presidentit Thaçi në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Për shkak të ndryshimit të agjendës së presidentit Thaçi, vizita e paralajmëruar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike është anuluar”, thuhet në njoftimin e zyres së presidentit.

Ndryshe, Thaçi kishte planifikuar të vizitojë IKSHPK’në sot rreth orës 11:00.