LAJMI I FUNDIT: Të shtëna me armë në Prishtinë

(I plotësuar) – Rreth orës 20:28 dy persona janë sulmuar me armë zjarri në rrugën Nazim Gafurri në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës. Personat që kanë sulmuar janë të njohur nga Policia e Kosovës e gjithashtu edhe nga viktimat e rastit.

Ratin e ka konfirmuar Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja plumbash.

Policia e Kosovës është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti.

“Rreth orës 20:28 është raportuar se në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë ka pas gjuajtje me armë. Në lokacion ka dalë menjëherë Policia dhe ka kontaktuar ankuesit me ç’rast të njëjtit kanë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtë, tanimë të njohur edhe për policinë. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, përderisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Hoxha.

…………………………………………………………

Të shtëna me armë janë dëgjuar në Prishtinë, në rrugën që dërgon për Gërmi.

Lajmi përditësohet pas pak…

loading…