lajmi i fundit

LAJMI I FUNDIT| Tërmet në Serbi

Pak pas orës 20.30, një tërmet prej 3.6 shkallë të Rihterit e ka goditur Serbinë. Sipas mediave serbe, epiqendra e tërmetit ka qenë pranë Çaçakut.

Tërmeti goditi 52 kilometra në jugperëndim të Kragujevacit dhe gjashtë kilometra në perëndim të Çaçakut.

Kujtojmë, lëkundjet janë ndjerë në Çaçak të martën më 10 maj, kur në orën 09:20 është regjistruar një tërmet me magnitudë 2.6 ballë të shkallës Rihter.

Një tjetër tërmet goditi Serbinë në të njëjtën ditë. Lëkundjet janë ndjerë rreth 20 kilometra nga Krushevci dhe siç thuhet nga Instituti Sizmologjik, ka qenë një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.