Lajmi i fundit: Tërë kryesia e Rinisë së Nismës në Drenas, kalon në AAK

Kryesinë e deritashme të rinisë së Nismës në Drenas, kanë vendosur që rrugëtimin e tyre politik.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se me deputetin Haxhi Shala dhe kryetarin e AAK-së në Drenas, Beqir Kiqina, i kanë uruar mirëseardhjen në AAK, Edmond Thaçit me kolegë.

Haradinaj ka shkruar se ai së bashku me kryesinë e deritashme të rinisë së Nismës në Drenas, kanë vendosur që rrugëtimin e tyre politik, ta vazhdojnë në Aleancë.

“Dyert tona janë të hapura për të gjithë ata që përqafojnë vizionin e Aleancës për vendin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.