LAJMI I FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Një gjuajtje me armë ka ndodhur para orës 22:00 në kryeqytetin e Kosovës, saktësisht te Telekomi i Kosovës.

Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës e ka konfirmuar rastin. Ai ka thënë se policia ka dalë në vend-ngjarje, një veturë është dëmtuar.

Ai tha se  për momentin nuk kanë informata për persona të lënduar

“Sonte rreth orës 21:50, tek posta kryesore në Prishtinë ka pasur gjujtje me armë zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje, një veturë është dëmtuar, për momentin nuk kemi informata për persona të lënduar. Policia po e trajton rastin dhe për të informacione tjera u njoftojmë me kohë”, tha ai.