Një gjuajtje me armë ka ndodhur para pak çastesh në Podujevë.
Burime të Ballkani.info thonë se të shtënat janë dëgjuar në rrugën “Zahir Pajaziti”.
“Gjuajtja me armë ka ndodhur afër kafeterisë ‘Pranvera 99’. Një Golf 7 me tabela të huaja e ka xhamin e thyer nga plumbi”, ka thënë një burim nga vendi i ngjarjes.
Ballkani.info do t’ju informojë për detajet e kësaj ngjarje…
loading…







