Lëvizja Vetëvendosje do tentojë ta marrë drejtimin e qeverisë pa pasur nevojë për koalicion pas zgjedhor, dhe do ketë 58 deputetë të saj dhe pakicat jo serbe.
22 marsi i këtij viti është dita kur pritet të konstituohet Kuvendi, e poashtu të votohet Qeveria e re, shkruan Ballkani.info
Seancën inauguruese pritet ta udhëheq deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari si personi më i moshuar që ka fituar ulëse në parlament, dhe Adelina Graica e PDK-së që është deputetja me moshën më të re.
Siç janë paraqitur kandidaturat, Albin Kurti pritet të jetë kryeministër, Glauk Konjufca mund të bëhet kryeparlamentar i legjilaturës së Vlll-të.
E pa rehatuar me votat është vetëm numri 2 i VV-së, Vjosa Osmani që i duhen 20 duar lartë më shumë sesa Kurtit e Konjufcës./Ballkani.info/







